Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Thessalonians 4

:
Albanian - DHRGKK72
1 Përmbaskëndai, o vëllazën, u lutemi juve edhe u porosisimë për Zotinë Iesu, sikurse i muertë prei nesh se si duhetë me ecun’ edhe me i pëlqyem Perëndisë, kështu tepëroni ma tepërë.
2 Sepse e dini qish farë porosiash u lam juve prei Zotit Iesu.
3 Sepse kyi ashtë dashunimi i Perëndisë, shenjtënimi juei, hiqni dorë prei kurvënisë;
4 gjithë-se-cilli dijë me mbaitun’ anën’ e vet ndë shenjtënim e ndë nderë,
5 jo ndë pësime dëshërimi, porsi ata kombetë qi s’ngjofinë Perëndinë.
6 mos kapërcejë kushi e t’i bajë shtrembëtë vëllait vet mbë këte punë, sepse Zoti ashtë shpagimtar për gjithë këto, edhe sikurse u tham juve çë përpara, edhe e vërtetuem me deshmi.
7 Sepse Perëndia nukë na thirri ndë ndynësinë, por ndë shenjtënim.
8 Përandai ai qi shkel këto, nukë shkel nierinë, por Perëndinë, qi na dha Shpirtin’ e vet shenjtënueshiminë.
9 Edhe për dashunimin’ e vëllazënisë s’keni nevojë me u shkruem juve, sepse ju jeni mësuem prei Perëndisë për me dashunë njiani tietërinë,
10 sepse ju e bani këte mbë gjithë vëllazënit qi janë ndë gjithë Maqedonit. Por u lutemi juve, o vëllazën me tepëruem ma tepërë mbë këte,
11 edhe me nxituem rrini urtë, edhe bani tuejatë, edhe punoni me duert tueja, sikurse u porositëm juve,
12 qi ecëni ndër jashtëmit sikurse ka hie, edhe mos keni nevojë për askend.
13 Edhe nukë due jeni paditun’, o vëllazën, për ata qi kanë fjetunë, qi mos idhënohi, sikurse edhe ata tierëtë qi s’kanë shpëresë.
14 Sepse ndë besoimë se Iesui vdiq edhe u ngjall, kështu edhe ata qi kanë fjetunë me anë Iesuit Perëndia ka me i prumë bashkë me ate.
15 Sepse këte ua thomi juve prei fjalësë Zotit, se na gjallëtë qi kemi mbetunë mbë ardhëmen’ e Zotit, s’kemi me ua mbërrim’ atyneve qi kanë fjetunë.
16 Sepse Zoti vetë ka me sdripunë prei qielli me urdhënim, me za engjulli parë, edhe me trumbetë Perëndie, edhe ata vdekunitë qi vdiqnë mbë Krishtinë kanë me u ngjallunë ma pari,
17 mbasandai na gjallëtë qi kemi mbetunë, kemi me u rrëmbyem bashkë me ata ndë renat, për me i dalunë përpara Zotit nd’erët, edhe kështu do jemi përherë bashkë me Zotinë.
18 Përandai ngushulloni njiani tietërinë me këto fjalë.